Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes MPMS dhe komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Në vazhdën e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat e Republikës së Kosovës, që është duke bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), për bartjen e kompetencave të shërbimeve rezidenciale-institucionale nga MPMS-ja tek komunat, sot ministri i kësaj ministrie, z. Arban Abrashi ka nënshkruar një marrëveshje të këtillë me kryetarin  e komunës së Lypjanit, z. Imri Ahmeti.

Sipas kësaj marrëveshjeje, komuna është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve rezidenciale-institucionale, nën mbikëqyrjen e MPMS-së, ndërsa MPMS-ja është përgjegjëse për hartimin infrastrukturës ligjore që rregullon pranimin e rasteve të reja në gjendje të nevojës sociale në shtëpinë me bazë në komunitet në komunën e Lypjanit. Gjithashtu MPMS-ja obligohet, që të hartoj politikat dhe të përgatisë planet strategjike për avancimin e këtyre shërbimeve.

Ministri Abrashi ka thënë me këtë rast se MPMS-ja po përmbush obligimet e saj që ka ndaj akteve ligjore në fuqi dhe ndaj marrëveshjes së MPMS-së me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) të vitit 2006.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...