Pogba ka vendosur ta lërë Unitedin dhe është në mes të Juventusit dhe Real Madridit

PUBLIKUAR

Paul Pogba ka vendosur ta braktisë Manchester Unitedin këtë verë. Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar tashmë për t’ia gjetur mesfushorit francez një klub të ri.

Rrëfimi i fundit i Paul Pogbas se është ëndërr e çdokujt të luaj për Real Madridin me Zinedine Zidane në stol, ishte një lëvizje e menduar për të sugjeruar se ai është i hapur për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, përcjell Gazeta Express.

Pogba dëshiron të largohet nga Premierliga pas tri viteve qëndrimi në “Old Trafford”. Ai u përpoq të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror, pas marrëdhënieve të këqija me trajnerin e atëhershëm Jose Mourinhon, dhe flitej se mund të kalonte në Barcelonë.

Mourinho ka ikur po Pogba ende ndien e është koha që ai të largohet në kërkim të një sfide të re, qoftë në Spanjë apo në Itali.

Agjenti i tij, Mino Raiola, është specialist në pazare të vështira, dhe është duke punuar për t’ia gjetur klubin e ti.

Real Madridi është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij, por ish-klubi i tij Juventus, do ta kthente francezin ka menduar dy herë, nëse ai vërtet ka vendosur ta lërë Unitedin.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...