Probleme për Cristiano Ronaldon

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka luajtur për 90 minuta mbrëmë për Portugalinë, por është larguar nga fusha duke çaluar.

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Kombëtare në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi Portugalia e tij e nisi kampanjën për “Euro 2020” duke barazuar 0-0 me Ukrainën të premten mbrëma, raporton Gazeta Express.

Ishte natë frustruese për 34-vjeçarin që u pa duke çaluar disa herë dhe duke mbajtur me dorë kyçin e këmbës së djathtë, raporton “DailyStar”.

CR7 arriti të përfundojë ndeshjen, por u largua nga fusha duke çaluar dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.

Ronaldo ka pasur probleme me kyçin e këmbës edhe më herët këtë sezon te Juventusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...