Pamje nga momenti kur tifozi hyri në fushë dhe e përqafoi Eriksenin

PUBLIKUAR

Christian Eriksen është njëri ndër mesfushorët më të vlerësuar në botë dhe ylli i Tottenhamit duket se ka tifozë edhe në Kosovë.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, mes Kosovës dhe Danimarkës, Erikseni u fut në ndeshjes gjatë pjesës së dytë, pasi që trajneri Age Heraide kishte vendosur ta pushonte gjatë pjesës së parë, raporton Gazeta Express.

Ai e shënoi një gol në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Kosovës, mirëpo një tifoz kosovar nuk ishte aspak i zemëruar për këtë gol të danezit.

Embedded video

Casper André Casse@CasseCasper

Man plejer da ikke at belønne baneløbere med TV-billeder 🤔

See Casper André Casse’s other Tweets

Ai u fut në fushë afër përfundimit të ndeshjes dhe e përqafoi Eriksenin, duke mos e lëshuar atë. Kur sigurimi arriti ta largojë atë nga fusha, ai doli duke e bërë shqiponjën me duar.

Kosova e mbylli pjesën e parë duke qenë në epërsi me rezultat 1:0, pas golit të shënuar nga qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, në minutën e 42-të të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje miqësore erdhi me tri gola të tjera. Fillimisht ishin danezët ata që e barazuan rezultatin, përmes Christian Eriksenit, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 63-të të ndeshjes.

Vetëm tre minuta iu deshën djemve të Bernard Challandes për t’iu kundërpërgjigjur këtij goli. Në minutën e 66-të, Bersant Celina e kaloi Kosovën përsëri në epërsi.

Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën ta mbajnë rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe danezët e nxorën një barazim përmes golit të shënuar nga Pierre-Emile Hojbjerg, në minutën e 91-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...