Dy ndeshje, dy fitore për Liverpoolin (Video)

PUBLIKUAR

Liverpooli ka arkëtuar pikë të plota edhe në javën e dytë të sezonit të ri të Ligës Premier duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-0 në takimin e zhvilluar në Anfield.

Vendasit patën një fillim të ngadalshëm, mirëpo me kalimin e minutave treguan dominimin e tyre gjatë pjesës së parë.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 26-të kur nga një harkim i Henderson, përfitoi Christian Benteke duke e futur topin në rrjet.

Ky ishte goli i 50-të i belgut në futbollin anglez, ndërkohë që pati dyshime për pozitë jashtë loje pasi Coutinho ishte aktiv.

Mysafirët krijuan disa shanse gjatë fraksionit të dytë, megjithatë nuk arritën të tregoheshin efektivë deri në mbyllje të ndeshjes.

Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vend të tretë në tabelë, me gjashtë pikë nga dy ndeshje, aq sa kanë edhe Manchester City dhe Leicester City që gjenden mbi të, dhe Manchester Unitedi që është në vend të katërt. /Telegrafi/

 

Fotografia: Getty Images

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...