Organizata Joqeveritare YAHR, ju ka bërë thirrje te gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, pa marrë parasysh se cilit subjekt politikë I takojnë, të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore të organizuar nga Komuna, me qëllim të realizimit të interesave të tyre në planifikimet buxhetore për vitin 2016 si tatim pagues të buxhetit komunal.
Dëgjimet buxhetore kanë filluar të mbahen nga ana e komunës pa një informim të duhur , ku kemi shumë vërejtje edhe nga qytetarët në dy takime të organizuara deri më tani.
YAHR-I është duke monitoruar aktivitetet e planifikimeve buxhetore për vitin 2016 nga ana e Komunës së Lipjanit dhe pas përfundimit të këtij procesi do të dal me statistika si në vijim:
Sa është pjesëmarrja e qytetarëve në këto takime?
Sa është pjesëmarrja e grupeve të margjnalizuara në këto takime?
Sa është pjesëmarrja e grave në këto Takime?
Sa ka pasur kërkesa nga ana e qytetareve për realizimin e interesave të tyre?
Sa janë marrë parasysh kërkesat e qytetareve dhe që janë inkorporuar në buxhetin përfundimtar?
Më poshtë e keni orarin e planifikuar të takimeve.



