Ndërhyrja tmerruese e sulmuesit serb ndaj Sanes

PUBLIKUAR

Anësori i Manchester Cityt dhe Gjermanisë e pësoi një ndërhyrje të tmerrshme nga sulmuesi i ekipit kombëtar të Serbisë, Milan Pavkov, në minutat shtesë të ndeshjes mes dy skuadrave, që përfundoi me rezultat 1:1.

Kur ndeshja ishte shumë afër përfundimit, Sane e mori topin në krahun e majtë të fushës dhe synoi t’i kalonte disa kundërshtarë. Mirëpo, Pavkov u shfaq papritmas dhe e bëri një ndërhyrje të pakujdesshme, transmeton Gazeta Express.

Ai e goditi 23-vjeçarin gjerman drejt e në kyç të këmbës me thumbat e këpucëve të tij dhe e la ish-yllin e Schalkes të lënduar. Pavkovi mund ta kishte thyer këmbën e Sanes dhe për këtë arsye u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.

Pasi mori trajtim mjekësor në fushën e lojës, Sane doli nga fusha. Megjithatë, trajneri gjerman, Joachim Low, pas ndeshjes bëri të ditur se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe Sane do të mundë të luante në ndeshjen e radhës.

Low vlerësoi se ndërhyrja ishte shumë e ashpër dhe se Sane mund të kishte mbetur me këmbë të thyer. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...