Modelja dënohet me 8 vjet burg për trafikim të drogës

PUBLIKUAR

Një gjykatë pakistaneze ka dënuar një modele çeke, 22 vjeçare, për tetë vite dhe tetë muaj në burg, për akuza të trafikimit të drogës.

Gjykata në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore, qendra e provincës Punjab, dënoi sot Tereza Hluskovan, përcjell Gazeta Express.

Sipas gjykatës, Hluskova ishte arrestuar për posedimin e 8.5 kilogram heroine në janar të vitit 2018, në aeroportin e Lahores, prej nga ajo ishte nisur për në Irlandë, përmes Dubait në Emritatet e Bashkuara Arabe.

Avokati i saj, Sardar Asghar Dogar, tha që do të dërgohet një ankesë.

Për Hluskovën u vendos që ajo të dënohej gjatë dëgjimit në javën e kaluar. Dënimi i saj gjithashtu përfshin edhe gjobë prej 8.000$. /G

SHIKO MË SHUMË

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...