Askush si Danimarka, Kosova para një super-sfide

PUBLIKUAR

Danimarka bëhet Kombëtarja më e madhe që zbret në Kosovë. Bëhet fjalë për një kampione evropiane!

Të enjten mbrëma, prej orës 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet një ndeshje mjaft joshëse për kosovarët, të cilët brenda pak orësh i kanë blerë të gjitha biletat.

Kosova do ta pres Danimarkën. Ndonëse kjo ndeshje ka karakter miqësor, ajo pritet të jetë mjaftë interesante, por edhe e vështirë për “Dardanët”. Kjo pasi përballë tyre do të jetë njëra prej kombëtareve më të forta në botë, raporton Gazeta Express.

Danimarka aktualisht është e dhjeta në ranglistën e FIFA-s. Madje, pas vetes lë shtete shumë të forta si, Argjentinën e Lionel Messit, Gjermaninë, Italinë dhe shumë shtete tjera të njohura në botën e futbollit.

Para saj janë vetëm Belgjika, Franca, Brazili, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguai, Zvicra dhe Spanja.

Në Botërorin e fundit, “Rusia 2018”, danezët shkuan deri në çerekfinale. Njëherë u patën shpallur edhe kampionë evropianë.

Kështu, Danimarka bëhet Kombëtarja më e madhe që zbret deri më tani në Republikën e Kosovës.

Në dallim prej Danimarkës, sfiduesja e saj, Kosova, është në një nivel tjetër.

Skuadra jonë shtetërore është në vendin e 130-të në botë. Mirëpo, “Dardanët” para pak kohësh ishin akoma më poshtë. Por, një vit apo dhjetë ndeshje të kaluara pa asnjë humbje kanë bërë që Kosova të ngrihet së fundmi goxha shumë në ranglistën e FIFA-s, shkruan Express.

Rezultatet e dhjetë ndeshjeve të fundit u kanë dhënë zemër “Dardanëve”, të cilët katër ditë pas Danimarkës, po në Prishtinë, e presin Bullgarinë. Në një sfidë shumë të vlefshme – në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020”.

Përpos kësaj, ato dallojnë shumë edhe për nga vlera e futbollistëve. Vlera e futbollistëve të Kombëtares së Danimarkës llogaritet të jetë 330 milionë euro.

Kurse, ajo e Kosovës vlerësohet me 44 milionë euro.

Derisa Milot Rashica është më i shtrenjti te kosovarët, me 7 milionë euro vlerë, te danezët më i vlerësuari është ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen, që ka vlerë prej më shumë se 80 milionë euro./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...