Eden Hazard thotë se dëshiron t’i ndihmojë Chelseat ta fitojë Ligën e Evropës para se ta mendojë kalimin në Real Madrid.
Zinedine Zidane premtoi ndryshime këtë verë pasi u kthye në stolin e Real Madridit këtë muaj, duke i nxitur spekulimet se gjiganti spanjoll do të tentojë ta blejë Hazardin, i cili në të kaluarën e ka pranuar se është ëndrra e tij të luajë në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.
Por, raportohet se Chelsea e ka refuzuar ofertën e parë zyrtare nga Reali për belgun këtë javë.
“Nuk po punoj rreth kësaj për momentin”, tha Hazard për VTM në kampion stërvitor të Belgjikës të martën, kur u pyet për kalimin e mundshëm në Madrid.
“Dua të shkëlqej me Chelsean për disa muaj dhe të përpiqen ta fitoj Ligën e Evropës. Këtë javë mendoj për Belgjikën dhe pastaj kthehem në Chelsea. Shohim pastaj”, shtoi ai. /Gazeta Express/


