Gennaro Gattuso është i zemëruar me humbjen e Milanit 3:2 kundër Interit, por thotë se humbje më e dhimbshme për të ishte përleshja në bankën e rezervistëve mes dy lojtarëve të tij, Franck Kessie dhe Lucas Biglia.
Interi e mposhti 3:2 Milanin në San Siro në një ndeshje për vendin e tretë në Serie A të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.
“Në pjesën e parë na bënë presionin vazhdimisht dhe nuk ishim në gjendje të luanim. Në pjesën e dytë, ne i krijuam disa gjëra”, tha Gattuso pas ndeshjes.
Ai thotë të jetë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij duke parë ndeshjen e mirë që e bëri Interi.
“Kritikohem shumë për lojën tejet mbrojtëse, por duhet t’i kuptoni karakteristikat që kanë futbollistët e mi. Interi e kombinoi cilësinë me fuqinë fizike, prandaj jam i lumtur me paraqitjen. Ne krijuan raste, ishin shumë pranë golit të barazimit në fund”, shtoi ai.
Kessie e sulmoi Biglian në stol menjëherë pasi u zëvendësua, pasi thuhet se argjentinasi i kishte thënë diçka irrituese atij.
“Humbja që më dhemb më së shumti është Kessie dhe ajo që e pashë në stol. Është diçka që nuk mund ta kuptoj me mënyrën sesi e shoh futbollin”, shtoi ai. /Gazeta Express/