Zidane: I kam 25 futbollistë, më duhet të llogaris në të gjithë ata

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Zinedine Zidanit nuk iu desh shumë kohë për ta vendosur përsëri stilin e tij në Real Madrid, por francezi ka këmbëngulur se të gjithë futbollistët mund të luajnë rol nën urdhrat e tij.

Francezi bëri disa ndryshime të mëdha në formacionin startues në fitoren 2:0 kundër Celta Vigos, duke i rikthyer titullar portierin Keylor Navas, Marcelon dhe Iscon, si dhe Gareth Bale dhe Marco Asension, transmeton Gazeta Express.

Kjo i funksionoi atij, pasi Isco dhe Bale shënuan dy golat e fitores së Los Blancos.

“Askush këtu, apo kudo tjetër, nuk mund ta mohojë atë që këta lojtarë e kanë bërë këtu”, tha Zidane.

“Unë e kam një skuadër me 23, 24, 25 futbollistë dhe do të llogaris në të gjithë. Thibaut [Courtois] dhe [Sergio] Reguilon kanë bërë mirë deri tani, si dhe të tjerët”, shtoi ai.

“Por, në të njëjtën kohë Keylor është shumë i mirë, po ashtu Marcelo e Isco. Më duhet të llogaris në ta sepse janë lojtarë të mirë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...