“Ronaldo do ta kishte bërë më të vështirë La Ligan për Barcelonën”

PUBLIKUAR

Semedo, mbrojtësi i Barcelonës, mendon se me Cristiano Ronaldon në anën e Real Madridit, Barcelona nuk do të kishte fituar me lehtësi titullin në Spanjë.

CR7 u largua nga Reali vitin e kaluar për Juventusin për më shumë se 100 milionë euro.

Pa të në skuadër, Reali po vuan shumë dhe për këtë, dy muaj para fundit të edicionit 20118/19, Madridi mbeti pothuajse jashtë çdo gare për titull.

“Real Madridi po e vëren mungesën e tij”, tha Semedo për TV Portugez “SIC”.

“Nuk mund të them se ishte keq për ne që Ronaldon u largua. Me të, do ta kishim më të vështirë në Ligë, më konkurruese”.

“Ai është lojtar që ngre shumë vëmendje dhe duhet të përgatitesh sa më mirë për ta ruajtur. Edhe ne pa Leo Messin do të kishim fituar, por s’do të ishte e njëjtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...