S’ka marrëveshje me Serbinë këtë vit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Pavarësisht paralajmërimeve se viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Për një marrëveshje të tillë thuhet se aktualisht nuk ka gatishmëri as presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Gjasat janë që këtë vit në Kosovë dhe në Serbi të ketë zgjedhje të parakohshme

Pavarësisht zotimeve të presidentit Hashim Thaçi se gjatë këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, gjasat janë minimale që të ndodhë kjo gjë.

Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi, ndërsa në Kosovë gjitha partitë parlamentare janë kundër marrëveshjes nëpërmjet korrigjimit të kufijve, ku kundërshtari më i madh është kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan më tutje “Zëri”.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në vizitën e fundit në Bruksel, të zhvilluar ditë më parë nga negociatorët kosovarë, u është lënë të kuptohet këtyre të fundit se këtë vit janë gjasat minimale që të arrihet marrëveshja, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme edhe nga faktori ndërkombëtar, me arsyetimin se as Vuçiqi tashmë nuk e ka një gatishmëri të tillë.

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...