Stefanoviq flet për situatën në veri të Kosovës: Policinë dhe Ushtrinë i kemi gati

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, njëjtë sikurse Ivica Daçiq, thotë se policia dhe ushtria e Serbisë janë në gjendje gatishmërie në rast se Kosova do të tentojë të ndërhyjë në veri.

Megjithatë sipas tij gjendja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qëndrueshme, shkruan Novosti, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarime ai i ka bërë derisa ka prezantuar një raport të ministrisë së tij për punën që ka bërë në fushën e sigurisë, duke përmendur incidentet të ndryshme të ndërlidhura me pakicat.

Lidhur me situatën e sigurisë në veri të Kosovës dje ka folur edhe zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grassov, i cili ka thënë se nuk ka asnjë shenjë se mund të ketë tensionim të situatës. Këto deklarime të Grassov kanë ardhur pasi Daçiq kishte thënë se e kanë paralajmëruar KFOR-in se në rast se Kosova do të provojë të ndërhyjë në veri, Serbia do të intervenojë ushtarakisht./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...