Beckenbauer do ta shohë Kloppin si trajner të Bayernit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Ish-presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, shpreson se në të ardhmen do ta ketë mundësinë ta shohë Jurgen Kloppin e Liverpoolit në karrigen e trajnerit të kampionit në fuqi gjerman.

Kloppi dhe Liverpooli e eliminuan dje gjigantin gjerman nga Liga e Kampionëve, duke siguruar fitore me rezultat 3:1 në Allianz Arena. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me barazim pa gola, transmeton Gazeta Express.

Trajneri gjerman Klopp ka arritur ta kthejë Liverpoolin në formën më të mirë, që kur u emërua në pozitën e trajnerit në vitin 2015. Ai e drejtoi skuadrën e tij deri në finale të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe këtë sezon është duke garuar për titull të Premierligës.

Ai është treguar i suksesshëm edhe në vendlindjen e tij, pasi e kishte fituar dy herë titullin e Bundesligës gjatë kohës sa ishte trajner i Dortmundit. Ndërsa, pastaj ishte radhitur për dy sezone radhazi në vendin e dytë, pas Bayernit.

Dhe Beckenbauer beson se ai do të përshtatej shumë mirë në klubin më të madh gjerman.

“Jurgen Klopp në FC Bayern. Kjo do të ishte gjëja më e mirë e mundshme. Jurgeni i mësoi gjermanët të luajnë futboll të shpejtë”, ka thënë Beckenbauer kur u pyet për mundësinë e emërimit të Kloppit si trajner i Bayernit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...