Premierliga e dominon Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Me fitoren e Liverpoolit kundër Bayern Munichut, klubet e Premierligës do ta përbëjnë gjysmën e klubeve pjesëmarrëse në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, për herë të parë që nga viti 2009.

Liverpooli e mposhti Bayernin në Allianz Arena me rezultat 3:1. Kjo fitore ia siguroi anglezve një vend në çerekfinale, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve kishte përfunduar barazim pa gola, transmeton Gazeta Express.

Me humbjen, Bayern Munichu dështon të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve për herë të parë që nga sezoni 2010/11. Ndërsa, klubet e Premierligës po e dominojnë garën më prestigjioze të Evropës këtë sezon.

Liverpooli i bashkohet Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në mesin e tetë klubeve më të mira të këtij sezoni.

Tottenhami e turpëroi Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 4:0, përmes golave të shënuar nga Harry Kane, Son Heung-min, Jan Vertonghen dhe Fernando Llorente.

Manchester Unitedi e tronditi Paris Saint-Germainit duke e përmbysur rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë. Në Francë, “Djajtë e kuq” fituan me rezultat 3:1, duke u kualifikuar përmes një goli të shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Ndërsa, rivali i qytetit i skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, Manchester City e patën shumë më të lehtë kualifikimin. Ata e mposhtën Schalken me rezultat 10:2, duke e fituar ndeshjen kthyese në shtëpi 7:0.

Si rezultat i këtyre ndeshje, Anglia do t’i ketë katër përfaqësues në çerekfinale, të cilët do të garojnë për titullin e kampionit bashkë me Juventusin, Ajaxin, Barcelonën dhe Porton. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...