Coutinho s’e përjashton mundësinë e largimit nga Barcelona

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Philippe Coutinho e ka pranuar se e ardhmja e tij në futboll mund të jetë larg Barcelonës, pasi shënoi në fitoren me rezultat 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Coutinho e dyfishoi epërsinë në ndeshjen e mbrëmshme pasi Lionel Messi e shënoi golin e parë, nga pika e penalltisë. Braziliani i ndihmoi skuadrës së tij ta sigurojë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Braziliani nuk ka qenë në formë shumë të mirë që nga transferimi i tij nga Liverpooli, në janar të vitit të kaluar, për 142 milionë euro. Kjo ka bërë që të spekulohet për një kthim të mundshëm të tij në Premierligë.

Coutinho e pranoi dhe forma e tij ka qenë nën nivelin që ishte pritur nga tifozët e Barcelonës dhe nuk pranoi ta përjashtojë mundësinë e largimit nga kampioni në fuqi i La ligës.

“Gjatë javëve të fundit, ndoshta edhe muajve, unë nuk kam qenë duke luajtur shumë mirë, por dua që ende të përmirësohem. Erdha në Barcelonë për ta dhënë maksimumin tim”, ka thënë Coutinho.

“Unë e përjetoj çdo moment. Ti kurrë nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Vetëm mund të them se jam i lumtur me paraqitjen time sonte”.

Coutinho i ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon, katër prej të cilave në La Liga. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...