Messi: U habita nga paraqitje magjike e Ronaldos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Lionel Messi e pati një tjetër natë për t’u mbajtur mend mbrëmë, kur i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjera në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit. Paraqitja e argjentinasit bëri që Barcelona ta sigurojë një vend në çerekfinale.

Kjo fitore bëri që Barcelona ta vazhdojë ecurinë  prej 30 ndeshjeve e pamposhtur në Camp Nou në Ligën e Kampionëve. Por, ishte rezultati i ndeshjes të së martës, mes Juventusit dhe Atleticos, ajo që e habiti Messin.

Juventusi kaloi në çerekfinale duke e përmbysur rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë. Het-triku i shënuar nga Cristiano Ronaldo ia dha italianëve mundësinë të shkojnë edhe më tej në këtë garë.

“Cristiano dhe Juventusi ishin të mrekullueshëm. U habita shumë sepse mendova se Atletico do të ishte më i fortë. Por, Juventusi i kaloi dhe Cristiano e pati një natë magjike me tri gola”, ka thënë Messi.

Barcelona do të marrë pjesë në shortin e çerekfinaleve, së bashku me katër klube të Premierligës, Manchester Unitedit, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Liverpoolin, klubin holandez, Ajaxin, klubin italian, Juventusin, atë portugez, Porton. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...