Real Madridi e kontakton Icardin, fillon gara me Napolin

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe Napoli besohet se janë duke garuar kundër njëri-tjetrit për t’i siguruar shërbimet e qendërsulmuesit të Interit, Mauro Icardit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetarit të famshëm sportiv, Tancredi Palmeri, Real Madridi tanimë i ka kontaktuar përfaqësuesit e Icardit. Madrilenët e bënë këtë gjë të hënën, po atë ditë kur u kthye Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Express.

Gazetari italian ka sqaruar se biseda mes drejtuesve të Real Madridit dhe përfaqësuesve të Icardit ishte shumë më e thellë sesa herët e kaluara dhe madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë argjentinasit më shumë para sesa Napoli. Klubi italian i ka ofruar pagë prej 9 milionë eurosh dhe 1 milionë të tjera bonuse.

Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, edhe Juventusi e ka intensifikuar interesimin për ish-kapitenin e Interit dhe mbetet ende në garë për ta transferuar atë gjatë verës.

Në anën tjetër, Corriere dello Sport shkruan se Interi mund ta lë argjentinasin jashtë skuadrës për të gjithë pjesën tjetër të skuadrës. E përditshmja italiane shton se presidenti i zikaltërve, Steven Zhang nuk dëshiron të ndërhyjë dhe po ia lë këtë situatë në duar menaxherit të përgjithshëm, Beppe Marotta.

Marrëdhëniet mes Icardit dhe Icardit janë prishur këtë vit, pasi klubi vendosi t’ia marrë shiritin e kapitenit argjentinasit. Që nga atëherë, Icardi nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Interit. Për më tepër, negociatat për rinovimin e kontratës kanë dështuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...