​“Liverpooli duhet të ketë frikë nga Bayerni i ringjallur”

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori gjerman i Liverpoolit, Dietmar Hamann, është duke e mbështetur Bayern Munichun për ndeshjen kundër Liverpoolit, e cila do të zhvillohet nesër në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e kësaj faze përfundoi me rezultat 0:0, në stadiumin Anfield, dhe ish-mesfushori gjerman beson se Bayern Munichu i ringjallur e mban epërsinë për ta zënë një vend në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Bayerni e turpëroi Wolfsburgun me rezultat 6:0 të shtunën, për t’u ngritur në pozitën e parë të Bundesligës, ndërsa Liverpooli gjatë kohës së fundit e humbi kreun e Premierligës dhe tani radhitet në pozitën e dytë, një pikë prapa Manchester Cityt.

Bayerni kishte kaluar në një formë të keqe në fillim të këtij sezoni, nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac, mirëpo gjermanët e kanë përmirësuar formën gjatë kohës së fundit dhe kanë arritur rezultate më të mira.

“Liverpooli po përballet me Bayernin në momentin e gabuar, pa asnjë dyshim, pasi që ndjenjë e re vetëbesimi po rrjedh nëpër venat e klubit bavarez”, ka thënë Hamann, i cili e kishte fituar titullin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2005.

“Fillimi ishte i vështirë për trajnerin Niko Kovac, mirëpo ai e ka mbajtur qetësinë e tij, edhe për tifozët e kërkonin kokën e tij, në vjeshtë. Tani, vetëm disa muaj më vonë, ata po duken të pamposhtshëm dhe favorit për ta mbrojtur titullin e kampionit të Gjermanisë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...