Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ka këmbëngulur se argjentinasi dëshiron të qëndrojë në Inter, dhe se problemi i tij me gjurin nuk është trillim.
Icardi nuk ka luajtur për Interin që prej se iu mor shiriti i kapitenit më 13 shkurt dhe nuk ishte i pranishëm as në San Siro të dielën në fitoren e zikaltërve 2:0 kundër Spalit, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Wanda i ka mbrojtur pohimet e burrit të vet se është duke quajtur nga një lëndim në gju, duke shpjeguar se është duke punuar për ta bërë atë të ndihet mirë dhe ta gjejë paqen me klubin.
“Mauro dëshiron të qëndrojë në Inter. Jam duke punuar për ta bërë atë të ndihet mirë dhe të gjejë paqe me klubin. Ne e kemi zgjedhur edhe avokatin i cili është tifoz i Interit”, tha ajo për Tiki Taka.
“Derbi? Problemi me gju nuk është shpikje. Ai po kujdeset për veten 24 orë në ditë”, shtoi ai. /Gazeta Express/


