Ole Gunnar Solskjaer ka komentuar golin e bukur të Granit Xhakës.
Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka shkëlqyer në fitoren 2-0 të “Topçinjve” ndaj Manchester United, duke shënuar një gol shumë të bukur, raporton Gazeta Express.
Ai shënoi golin e parë nga një distancë e largët, por për shkak të goditjes së fuqishme, trajektorja e topit ndryshoi çka e mashtroi edhe portierin, David De Gean.
Këtë gol të bukur, e ka komentuar edhe Ole Gunnar Solskjaer, që pësoi humbjen e parë në Premierligë me Manchester Unitedin.
“Goli i Xhakës? De Gea mërzitet sa herë që pëson gol. Trajektorja e topit ndryshoi në mënyrë të çuditshme, por në 20 minutat e para ishim shumë të ngadaltë”, u shpreh Solskjaer. /Gazeta Express/


