Schweinsteiger kthehet në Bayern Munich?

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, dëshiron ta kthejë në klub ish-mesfushorin gjerman Bastian Schweinsteiger, në një rol të ri.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë është duke luajtur për Chicago Fire në Major League Soccer momentalisht, transmeton Gazeta Express.

Rummenigge ka thënë se komunikon shpesh me 35-vjeçarin dhe se ia ka bërë atij me dije se dera e Bayernit është gjithmonë e hapur për të.

“Bayerni është gjithmonë i interesuar të lidhet me ish-futbollistët e vet të rëndësishëm. Për shembull, do të më pëlqente sikur Bastian Schweinsteiger të kthehej te ne”, tha Rummenigge.

Nuk dihet se çfarë roli mund t’i ofrohet Schweinsteigerit në Bayern, por në të kaluarën është folur se atij mund t’i ofrohet pozita e drejtorit sportiv. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...