Jurgen Klopp ankohet për orarin e ndeshjeve

PUBLIKUAR

Jurgen Klopp është ankuar ndaj vendimit të drejtuesve të Premierligës për ta përcaktuar ndeshjen e Liverpoolit kundër Burnleyt të luhet të dielën, vetëm tri ditë para ndeshjes së kthimit të të kuqve ndaj Bayern Munichut në udhëtim.

Liverpooli do të kërkojë sot nga ngushtojë epërsinë prej katër pikëve që Manchester City e ka krijuar në krye të Premierligës, si vendas kundër Burnleyt në Anfield, transmeton Gazeta Express.

Vetëm tri ditë më pas, të kuqtë do të përballën me Bayern Munichun në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë mbaroi pa fitues 0:0.

Klopp tha në një konferencë për media para ndeshjes se nuk është i sigurt nëse ndokush në Premierligë ka qenë i interesuar për shqetësimet e tij, si dhe shtoi se një ditë më shumë e bën dallimin.

“Nuk mendoj se ndokush në Premierligë mendon për këtë. Nuk iu intereson atyre. Fola për të njëjtën gjë edhe në fazë grupore dhe njerëzit mendonin se po arsyetohesha”, tha Klopp.

“Sikur t’i kishim tri ditë pushim, nga e shtuna deri të mërkurën, të dielën në mëngjes do të ishte rikuperim, të hënën një seancë e lehtë, një seancë e duhur të martën dhe pastaj do të luanim të mërkurën”, shtoi ai.

“Por jo, do të luajmë të dielën, të hënën rikuperimi dhe një lloj seance të martën. Nuk po arsyetohem sepse ne nuk e bëjmë. E pranojmë këtë ama dikush duhet të mendojë për këtë. Dikush që merr vendime”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...