Coutinho e kërkon kalimin në Manchester United

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho dëshiron të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në përfundim të këtij sezoni, sipas mediave britanike.

Daily Star raporton se mesfushori brazilian u ka thënë disa futbollistëve spanjoll të Manchester Unitedit se dëshiron t’iu bashkohet atyre në “Old Trafford”, transmeton Gazeta Express.

Kjo është viti i parë i plotë i Coutinhos në Barcelonë, por ai është duke pasur probleme ta fitojë një vend prej titullar në ekipin e parë.

Shanset e tij për të qenë titullar në fakt do të pakësohen edhe më shumë me ardhjen e Frenkie de Jongut në verë.

Prandaj nëse Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për të, atëherë 26-vjeçari është i gatshëm t’i thotë po menjëherë kthimit në Premierligë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...