​Piateku, vendimtar në fitoren e Milanit

PUBLIKUAR

Milani siguroi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Chievo Veronas, e cila u zhvillua në stadiumin Marc Antonio Bentegodi, në kuadër të xhiros së 27-të të Serisë A.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për Milanin, përkundër që po luante kundër klubit në pozitën e fundit në tabelën e Serisë A, pasi që ia përforcojnë kuqezinjve pozitën e tretë, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, Milani kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga Lucas Biglia, në minutën e 31-të të ndeshjes, nga goditja e lirë.  Pas këtij goli, trajneri Gennaro Gattuso u detyrua ta linte zonën teknike, për shkak të një zënke me Riccardo Meggiorinin e Chievos.

Pastaj, katër minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, Përparim Hetemaj arriti ta barazojë rezultatin, duke e mposhtur portierin Gianluigi Donnarumman.

Megjithatë, heroi i kësaj pjese të dytë të sezonit të Milanit, Krzysztof Piatek, u sigurua që skuadra e Gattusos t’i marrë tri pikët e kësaj ndeshjeje, duke shënuar në minutën e 57-të. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...