Avni Jashari: Prononcimi im dhënë gazetës “Koha Ditore” nuk është plasuar i tëri dhe në të ka pasur ndërhyrje pa pëlqimin tim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryetari i LVV-së në Lipjan, Avni Jashari përmes facebookut ka shkruar se për hir të transparencës dhe fjalës së dhënë publike është obliguarqë ti informoj aktivistët e Lëvizjes dhe opinionin publik, se prononcimi tij dhënë në të përditshmen “Koha Ditore” tek gazetari Agim Ademi në numrin e sotëm në shkrimin me titull: “GAP: Ahmeti realizoi 14 projekte nga 72 të premtuara”, Jashari thotë se nuk është plasuar i tëri dhe në të ka pasur ndërhyrje pa pëlqimin tij dhe pa e njoftuar paraprakisht.

Më poshtë gjeni reagimin e Avni Jasharit, të plotë:

Për hir të transparencës dhe fjalës së dhënë publike, jam i obliguar që ti informoj aktivistët e Lëvizjes dhe opinionin publik, se prononcimi im dhënë në të përditshmen “Koha Ditore” tek gazetari Agim Ademi në numrin e sotëm në shkrimin me titull: “GAP: Ahmeti realizoi 14 projekte nga 72 të premtuara”, nuk është plasuar i tëri dhe në të ka pasur ndërhyrje pa pëlqimin tim dhe pa më njoftuar paraprakisht.

Këtu poshtë po e plasoi prononcimin tim të plotë pa ndërhyrje redaksionale.
Faleminderit për mirëkuptim!

– Premtimet paraelektorale apo edhe gjatë fushatave elektorale, tek ne janë një dukuri e brishtë që e kanë përcjell vendin tonë nga pas luta e gjerë më tani. Si në fushata për zgjedhje nacionale e edhe në ato lokale, tendenca për ta mashtruar qytetarin me premtime megalomane nuk kanë të ndalur.

Politika nuk është mashtrim siç sot po definohet në shumë rrafshe jetësore tek ne. Politika është çështja më serioze që ekziston ngase ajo definon dhe përcakton jetën tonë! Politika dhe fjala e dhënë e një politikani në perëndim është vlerë dhe po ashtu konsiderohet e shenjt si për politikanin që e thotë dhe po ashtu edhe për vet qytetarin që përzgjedh programin me të mirë nga X-Y politikani.

Fatkeqësisht në komunën tonë janë dhënë rreth 72 premtime ku sipas të dhënave që ne posedojmë vetëm 14 nga premtimet elektorale të partisë në pushtet deri më tani janë realizuar. Sipas informatave që posedojmë 32 nga këto premtime as që kanë filluar së zbatuari e 14 nga to janë në stadin fillestar.

Komuna e Lipjanit dhe qytetari i komunës ka filluar që të zgjohet dhe ka filluar që ti kuptoj mashtrimet që u janë bërë ne vazhdimësi nga partitë që kanë qeverisur e po qeverisin me komunën tonë.

Një premtim që ishte dashtë të realizohet deri më tani është ai i Instalimi të kamerave në të gjitha institucionet shkollore. Duke pas parasysh rritjen e bulizmit nëpër shkollat tona dhe njëkohësisht përdorimin e substancave narkotike, kjo gjë ish dashtë që të ketë prioritet absolutë ngase investimi i tillë do ta ngritëse si sigurinë po ashtu edhe cilësinë e mbarëvajtjen e rregullt të sistemit arsimorë nëpër fshatra e qytet. E të mos flasim për premtimet tjera si ajo mësim gjithë-ditor në disa shkolla ku realizimi i tij as që diskutohet e lerë më të krijohen kushte për implementimin e tij etj.

Besoi e shpresoi që qytetari i Lipjanit ka mësuar shumë nga këto qeverisje një pas një të cilat përveç premtimeve boshe e të parealizuara kanë shkatërruar dhe po vazhdojnë ta shkatërrojnë në çdo pore jetësore mirëqenien e qytetarit të Komues së Lipjanit.

Kërkojmë nga udhëheqja komunale që të merret me seriozisht me problemet që ceka më lartë dhe të punoj më shumë në realizimin e premtimeve të dhëna, ngase ato do të ndikonin në mënyrë pozitive në jetën e qytetarit. Të interesuar edhe ne jetësisht për mirëqenien e qytetarit të Lipjanit dhe komunës në përgjithësi, shpresojmë që oservacionet tona të merren si shtytje pozitive në realizimin e atyre që u është premtuar qytetarëve në fushatë zgjedhore dhe më gjerë.

Image may contain: 1 person
I njejti reagim nga Jashari ka arritur edhe në adresen elektronike të redaksisë.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...