“Ende jemi larg Barcelonës, Realit e Bayernit”

PUBLIKUAR

Pep Guardiola mendon se Manchester Cityt i duhet ende punë për t’u krahasuar me skuadra se Barcelona, Real Madridi e Bayern Munichu.

Në dekadën e fundit, sidomos me Pep Guardiolën, Manchester City është rikthyer furishëm dhe po dominon në futbollin anglez.

Ëndrra e pronarëve të Man City është trofeu i Champions League, që do të ndryshonte historinë e klubit, që sipas Guardiolës, doli në skenë vetëm në dekadën e fundit.

Për të arritur një imazh si Barça, Reali e Bayerni, Guardiola thotë se duhet ende shumë punë, por janë në rrugën e duhur.

“Në dekadën e fundit, një ndër ekipet që është rritur më së shumti është Manchester City. Jo vetëm në periudhën me mua, por në dekadën e fundit”, tha ai.

“Për t’u krahasuar me Barcelonën, jemi shumë larg për shkak të historisë . Jemi larg sepse ne kemi vetëm një dekadë. Po, po bëhemi të mirë e më të mirë”.

“Po bëjmë hapa të vogël, por çdo herë mirë e më mirë. Fituam sërish titullin e EFL Cup, dhe arritëm 100 pikë në Premierligë, do të luftojmë për të gjithë trofetë”.

“Hapat e duhur janë që edhe viteve të ardhshme të jemi aty, në luftë për trofe. Por, s’mund të krahasohemi ende me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayern Munichin, ata kanë histori të jashtëzakonshme të rezultateve”, shtoi Guardiola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...