‘Shpëton’ Solari… deri të hënën!

PUBLIKUAR

Santiago Solari do të jetë trajner i Real Madridit edhe në ndeshjen e së dielës kundër Valladolidit. Mourinho ose Zidane do ta zëvendësojnë atë pas të hënës.

Solari do të vazhdojë të jetë trajner i Madridit… për tani. AS ka mësuar nga burime të sigurta se Santiago do të jetë në stol për ndeshjen e vikendit, por nuk do të thotë që do të vazhdojë deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Sipas AS, klubi ka vendosur që të diskutojë edhe për disa ditë të tjera për gjithçka që ka ndodh dhe ka shtyrë vendimin për të hënën, pas ndeshjes me Valladolidin.

Ndeshja e fundjavës, mund të jetë e fundit për Solarin në stolin e Los Blancos, i cili ka humbur vendin pas eliminimit nga Champions League, ku u turpërua duke u mposhtur 4-1 në Bernabeu nga Ajaxi.

Gjitha mediat në Spanjë raportojnë se Mourinho ose Zidane do të marrë drejtimin e skuadrës sepse Madridi nuk dëshiron të presë deri në fund, edhe pse nuk është se kanë për çfarë të luajnë, duke parë se gjenden 12 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe titulli është pothuajse i pamundur.

Eliminimi nga Champions League, duket se ka nisur të përçajë edhe lojtarët me numrin një të Madridit, Florentino Perez.

Gjatë ditës, u raportua se kapiteni Sergio Ramos ka diskutuar paksa me tone të ashpra me Perezin, teksa i ka thënë “më paguaj dhe po iki”.

El Chiringuito de Jugones, raporti gjatë ditës së mërkure se Zidane nuk e ka refuzuar Realin, por nuk dëshiron tani të marrë drejtimin e skuadrës, por me shumë gjasa në fund të sezonit.

Por, Madridi dëshiron tani dhe vetëm Jose Mourinho është kandidati më serioz ta bëjë këtë.

Pas eliminimit nga Champions, Reali mbyll sezonin në mars për herë të parë që nga viti 2006, kur kishte mbetur pa trofe, ashtu sikur këtë edicion, edhe pse matematikisht, ka ende shanse në La Liga – gjenden 12 pikë prapë Barcelonës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...