​Mbrojtësi i PSG-së: Duhet ta hamë m*tin tonë!

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Marquinhos, është shprehur shumë i pakënaqur me rezultatin e mbrëmshëm kundër Manchester Unitedit, kur u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Parisienët e kishin fituar ndeshjen e parë, në Old Trafford, me rezultat 2:0, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ata e humbën ndeshjen kthyese, me rezultat 3:1, duke bërë kështu që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohet për shkak të golave si mysafir, transmeton Gazeta Express.

PSG-ja e dominoi ndeshjen, duke e mbajtur 73 për qind të topin gjatë ndeshjes, mirëpo francezët bënë vetëm katër goditje në drejtim të portës, po aq sa anglezët. Fati i tyre u përcaktua nga një penallti e Marcus Rashfordit, në minutën e katërt të minutave shtesë.

“Ndeshja që luajtëm ishte e pafalshme. Ne duhet ta analizojmë atë, të mendojnë dhe të jemi burra. Është një moment i vështirë. Ne duhej të kishin dhënë gjithçka në fushë. Tani, kjo ka marrë fund, nuk mund të themi: Është dashur ta bëjmë këtë apo atë”, ka thënë Marquinhos.

“Këto janë ende detaje dhe gjithmonë ndodh kështu në nivelin më të lartë të futbollit. Mendoj se kjo është koha e duhur për të mos folur shumë. Siç themi ne në Brazil, ka ardhur koha ta hamë m*utin tonë”.

“Është një situatë e ndyrë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...