Zbulohet arsyeja pse Solskjaer pati veshje të veçantë për ndeshjen ndaj PSG-së

PUBLIKUAR

Tifozët e Manchester United janë befasuar nga zgjedhja e Ole Gunnar Solskjaer për të mbajtur një jelek të verdhë gjatë ndeshjes së Champions League mes Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Norvegjezi raportohet t’ia ketë kërkuar UEFA veshjen me të cilën për tallen të gjithë në rrjetet sociale.

Përdoruesit e Twitter-it pretendojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë të zgjedhjes së tij, dhe ka goxha kuptim.

Xhupi i Solskjaer ka të njëjtën gjyrë si fanella e PSG, kështu që natyrisht delegatët e UEFA-s duhet t’i kenë kërkuar të veshë jelekun që të mos ketë keqkuptime.

Edhe trajneri i PSG Thomas Tuchel është veshur me një xhup të zi, por atij nuk i është dashur jeleku pasi nuk është ngritur nga stoli për të konfrontuar arbitrin e katërt.

Solskjaer ka një veshje të ngjashme me stafin teknik të PSG, kështu që ishte logjike që ai të vishte diçka tjetër sipër xhupit të zi. /Telesport/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...