Reagon Bayern Munich, pasi Gjermania i përjashtoi 3 futbollistë të tij nga Kombëtarja

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka reaguar ndaj vendimit të trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low, për t’i larguar nga ekipi kombëtar, duke thënë se edhe pse nuk i kundërshton vendimet e trajnerit, është i zhgënjyer me rrethanat dhe kohën në të cilën u mor ky vendim.

“Viti 2019 është vit i një fillimi të ri për ekipin kombëtar të Gjermanisë. Ne duam të vazhdojmë ndryshimin që e nisem në fund të vitit të kaluar. I falënderoj Matsin, Jeromen dhe Thomasin për vitet e shumta të suksesshme, jashtëzakonshme dhe unike së bashku. Në ekipin kombëtar, megjithatë, është më rëndësi ta shtrojmë rrugën për të ardhmen”, tha të martën Low.

Por, Bayerni mendon se trajneri i Gjermanisë nuk është dashur ta bënte këtë gjë tani kur klubi i ka dy ndeshje të rëndësishme në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, duke pohuar se vendimi i tij mund të ketë ndikim në përqendrimin e tyre në lojën e bavarezëve.

“Është parim yni që të mos i komentojmë vendimet sportive të trajnerit të kombëtares sepse përzgjedhja e skuadrës së ekipit kombëtar është përgjegjësi vetëm e Joachim Low. Por, njëkohësisht, ne e vëmë në pikëpyetje kohën dhe rrethanat në të cilat ai ia kumtoi vendimin lojtarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e Bayernit.

“Hera e fundit kur Gjermania luajti një ndeshje ishte 19 nëntori 2018. Në jemi të zhgënjyer se lojtarët dhe publiku u informua për këtë vendim tre muaj e gjysmë më vonë, dhe pak para ndeshjeve të rëndësishme të Bayern Munichut”, thuhet në më tej në reagim.

Bayerni do të takohet me Wolfsburgun në fundjavë në Bundesligë, dhe do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme kur e pret Liverpoolin në “Allianz Arena” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...