Video e rrallë: Kur Rifat Jashari kthehej në Prekaz, 2 javë pas çlirimit të Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit, raporton T7

Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.

Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.

Është 29 qershor 1999.

Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.

Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë.

Të gjithë kanë rënë.

Rifat Jasharin e shoqërojnë shokët e komandantit legjendar në këtë takim në Skënderaj, para se ai ta sheh Prekazin.

Edhe në këto momente të vështira, Rifat Jashari gjen forcë dhe u flet për të ardhmen e vendit.

Për më tepër u jep forcë të tjerëve që i tradhtonin emocionet.

Bashkë me Rifatin kanë ardhur edhe nipat; qëndrojnë të fortë edhe ata.

Më pas, burrat e Jasharëve nisen në Prekaz.

Rrugët në të dy anët, janë mbushur me njerëz.

Asgjë më shumë se një shikim i përcjellë me respektin më të madh për këtë burra që po nisen drejt shtëpive që i lanë plotë më anëtarë, e tash kanë mbetur zbraztë dhe të rrënuara.

Në kodrën përballë, siç shihet në këto pamje të xhiruara nga Halit Barani, ish-aktivist i të drejtave të njeriut, janë varret e Jasharëve.

Ky është momenti, kur të gjallët takohen me të rënët.

Pak lot, e shumë krenari në këtë ditë të mbushur me shumë emocion.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...