​Lajme të këqija për Man Unitedin, nëntë lojtarë mungojnë kundër PSG-së

PUBLIKUAR

Manchester Unitedit do t’i mungojnë një numër i lojtarëve të ekipit të parë për ndeshjen kthyese kundër Paris Saint-Germainit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri Ole Gunar Solskjaer nuk do të ketë mundësi të mbështetet në ndihmën e Anthony Martialit, Jesse Lingardit apo Ander Herreras për këtë ndeshje, ku Manchester Unitedi do të tentojë ta përmbysë rezultati dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Përveç këtyre, “Djajve të kuq” do t’i mungojë edhe mesfushori francez, Paul Pogba, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër, në fund të ndeshjes së parë, që përfundoi me rezultat 2:0 në favor të francezëve.

Për shkak të këtyre mungesave, në Paris, me skuadrën e “Djajve të kuq” kanë udhëtuar pesë futbollistë të akademisë: Angel Gomes, Tahith Chong, Mason Greenwood, James Garner dhe Brandon Williams.

As mesfushori spanjoll, Juan Mata, nuk ka udhëtuar në Paris me skuadrën e Manchester Unitedit për shkak se ai është ende duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Liverpoolit.

Për këtë ndeshje do të mungojnë edhe Nemanja Matic, Alexis Sanchez, Matteo Darmian dhe Phil Jones.

Lista e plotë e lojtarëve që do të mungojnë në këtë ndeshje: Anthony Martial, Jesse Lingard, Ander Herrera, Paul Pogba, Juan Mata, Nemanja Matic, Alexis Sanchez, Matteo Darmian dhe Phil Jones. /Gazeta Express

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/lajme-te-keqija-per-man-unitedin-nente-lojtare-mungojne-kunder-psg-se-632753/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...