​Seedorf synon të bëhet trajner i Real Madridit

PUBLIKUAR

Clarence Seedorf thotë se do të ishte nder për të që një ditë të kthehet në Real Madrid, në pozitën e trajnerit. Mirëpo, ai insiston se ai është i kënaqur që ka qenë një opsion për këtë pozitë në të kaluarën.

Seedorfi luajti për “Los Blancos” mes viteve 1996-1999, duke i bërë 159 paraqitje për klubin gjatë kësaj kohe. Ai e fitoi dy herë titullin e Ligës së Kampionëve, si dhe një të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Që kur u pensionua nga karriera si futbollist profesionist, në vitin 2914, 42-vjeçari ka qenë trajner i Milanit, Deportivo La Corunas dhe Shenzhenit. Tani ai është trajner i ekipit kombëtar të Kamerunit.

Përkundër që thotë se është i përqendruar në punën që e ka, ish-futbollit i Holandës e ka pranuar se nëse Real Madridi do të kërkojë trajner të ri gjatë verës, ai do të jetë i gatshëm për këtë pozitë.

“Mendoj se ka një arsye të thjeshtë: ata e kishin idenë e tyre dhe e morën një vendim. Një klub i mrekullueshëm si Real Madridi i analizon gjithmonë të gjithë mundësitë dhe nuk ishte e lehtë”, ka thënë Seedorf.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ata u detyruan ta marrin një vendim të shpejtë. Të kthehem një ditë atje do të ishte nder për mua, por gjëja më e rëndësishme për mua është që Real Madridi të vazhdojë të jetë në nivel të lartë”.

“Ata kanë qenë të mrekullueshëm për pesë vjetët e fundit dhe është normale të ndihesh paksa i zhgënjyer me paraqitje të tilla. Ata janë njerëz dhe të gjithë luajnë më mirë kundër tyre. Kjo nuk është një periudhë e lehtë për ta”.

“Por, Real Madridi e ka dëshmuar gjithmonë se mund të ngrihen nga momentet e vështirë, që mund ta gjejnë fuqinë për t’u përmirësuar. Tani, mendoj se duhet ta respektojmë Solarin, i cili po e bën punën e tij në një sezon shumë të komplikuar”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...