​Hazard: Jemi gati të luftojmë për një vend në top katërshe

PUBLIKUAR

Eden Hazardi e ka cilësuar garën për një vend në top katërshe të Premierligës si një luftë të vështirë, mirëpo ka insistuar se Chelsea do të luftojë për ta arritur këtë gjë deri në fund të sezonit.

“Të kaltrit” i morën me vështirësi tri pikët e ndeshjes të së dielës, kundër Fulhamit, për t’iu afruar Arsenalit, të cilët barazuan me rezultat 1:1, në ndeshjen kundër Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Maurizio Sarrit është vetëm dy pikë larg Manchester Unitedit, që pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e Premierligës, mirëpo londinezët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se “Djajtë e kuq” dhe “Topçinjtë”.

“Ne biseduam në zhveshtore, së bashku, për ndeshjen Arsenal – Tottenham. Që të dy skuadrat i humbën nga dy pikë. Gara për top katërshe është një luftë e vështirë sepse nuk jemi vetëm katër ekipe, por jemi gjashtë”, ka thënë Hazard.

“Tani ne i kemi edhe 11 ndeshje për t’i zhvilluar deri në fund të sezonit. Do të tentojmë t’i marrim të gjitha ekipet. Në luajtëm mirë [kundër Fulhamit] dhe i morëm tri pikë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...