E nokauton kundërshtarin për 36 sekonda por e nxjerr krahun duke festuar në stil krimbi

PUBLIKUAR

Të gjithëve na pëlqen shumë festimi i mirë pas fitores, dhe luftëtari i UFC-së Johnny Walker e di këtë.

I etur për ta zgjatur argëtimin përtej 36 sekondave që iu deshën për ta mposhtur Misha Cirkunovin në meçin e kategorisë së lehtë në UFC në La s Vegas, braziliani Walker u përpoq ta bëjë vallëzimin e ‘krimbit’, transmeton Gazeta Express.

Por ai dështoi mjerisht duke u rrëzuar keq dhe si pasojë e nxori krahun.

“Nëse mund t’i mbijetoj vetes, mund t’i mbijetoj çdokujt tjetër”, bëri shaka 26-vjeçari i turpëruar pas incidentit.

Numri 14 i botës, i cili i fitoi dy meçet e tij të fundit me nokaute të shpejta, e mposhti Cirkunovin me një goditje të paparë me gju.

“Unë e ushtroj çdo lëvizje mijëra dhe mijëra herë dhe më duhet të jem i përkryer”, tha ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...