Nesër, “lufta” për ulëset në mesin e parlamentit

PUBLIKUAR

images
Nuk na ndajnë shumë orë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë ende mbeten dilema të mëdha. Derisa PDK thotë se është grupi më i madh parlamentar, një gjë të tillë e thonë LDK-AAK dhe Nisma. Këtyre të fundit, kryesi e mëhershme e Kuvendit ia ka dhënë të drejtën që të ulën në vendin ku i takon grupit më të madh parlamentar.

Dje Kuvendi i Kosovës ka publikuar në faqen zyrtare një dokument të nënshkruar nga Jakup Krasniqi, ku thuhej se në mbledhjen konstituive të legjislaturës së pestë të Kuvendit, së pari do të bëhet ndarja e ulëseve, ku bashkë me zgjedhjen e kryetarit, pritet të jenë çështjet më problematike.

”Në mes të sallës ulen deputetet e grupit parlamentar LDK-AAK-NISMA, në anën e djathtë të këndit të kryesuesit, deputetët e koalicionit PDK-PD-LB-PSHDK dhe PKK. Në anën e majtë nga këndi i kryesuesit të seancës, deputetët e VV dhe deputetët e komuniteteve”, thuhet në këtë përfundim.

Po ashtu, si pikë e rendit të ditës është paraparë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pastaj dhënia e betimit të deputetëve, njoftimi për formimin e grupeve parlamentare dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Caktimi i vendeve dhe zgjedhja e kryetarit, sipas analistëve mund të sjellë përplasje verbale e deri tek zgjedhjet e reja./

SHIKO MË SHUMË

Përplasjet e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së: Së shpejti do të mblidhen organet e partisë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, ka thënë se së shpejti do të...

Limaj poston video nga koha e luftës me Tahir Sinanin: Mos prekni themelet e lirisë për interesa e përplasje ditore

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka publikuar një video nga koha e luftës, ku...

Deklarimet e Hazirit se LDK e do presidentin, Ilir Ferati: Mendimet e tij politike janë shumë të thella

Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i cili është edhe Sekretar i LDK’së,...