​Hazardi mbetet i treti në listën e lojtarëve që i kërkon Real Madridi

PUBLIKUAR

Përkundër që e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë për Real Madridin, ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, mbetet i treti në listën e lojtarëve që klubi madrilen dëshiron t’i transferojë gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtuesit e Real Madridit e vlerësojnë si futbollist shumë të mirë belgun, megjithatë ata preferojnë t’i transferojnë Kylian Mbappe dhe Neymarin nga Paris Saint-Germaini, shkruan gazetari i Sky Sports, Guillem Balague, transmeton Gazeta Express.

Me transferimin e këtyre të dyve, do të bëhej pothuajse e pamundur që edhe Hazardi ta sigurojë kalimin në Santiago Bernabeu për shkak të mundësive financiare të “Los Blancos”, si dhe FIFA e UEFA nuk lejojnë që të bëhen shpenzime kaq të mëdha.

Në anën tjetër, Chelsea ende është duke tentuar që ta bindë futbollistin belg për të nënshkruar kontratë të re dhe të dy palët, drejtuesit e klubit dhe përfaqësuesit e Hazardit, janë ende në bisedime.

Kontrata e Hazardit përfundon në verën e vitit 2020 dhe ai nuk e ka lënë aspak sekrete dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e klubit madrilen. Megjithatë, gjiganti i La Ligës ende nuk e ka bërë asnjë ofertë për të.

Për shkak të dënimit që Chelsea e ka marrë nga FIFA, klubi s’do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, çmimi i Hazardit pritet të ngrihet edhe më shumë nga drejtuesit e klubit anglez.

Për shkak të këtij çmimi dhe për shkak se Real Madridi mund të preferojë ta transferojë Neymarin, Hazard mund të mbetet në “Stamford Bridge” edhe pas kësaj vere. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...