Jose Mourinho pretendon se ai i kishte vendosur nevojat e Manchester United në rend të parë gjatë sezonit të tij të fundit me Manchester Unitedit, duke thënë se ai nuk fitoi tituj për shkak të marrëdhënies me lojtarët e tij.
Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor dhe në vend të tij u emërua trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Që nga atëherë, “Djajtë e kuq” janë ringjallur dhe po kalojnë në një ecuri të mrekullueshme, transmeton Gazeta Express.
“ Nëse ju më thoni se në të kaluarën kam pasur disa probleme… Nuk dua të flas për këtë gjë për arsye që janë të qarta”, ka thënë Mourinho.
“Nuk do ta mohoj se disa faktorë ndikuan që pjesa ime e fundit në klub të mos jetë e mirë. Është e pamundur të fitoj trofe pa marrëdhënie të mirë me lojtarët”.
“Nganjëherë ke nevojë që ta përshpejtosh një proces. Ti duhet të jesh një njeri i klubit dhe nganjëherë duke e vendosur klubin përpara, e harron një pjesë tënden”.
“Mendoj se unë e kam bërë gjithmonë këtë gjë, nganjëherë për të mirën e menjëhershme të grupit dhe klubit”.
Fillimisht, Mourinho kishte thënë se francezi mund të jetë zemra e këtij klubit për dekadën e ardhshme, kur ai u kthye në Old Trafford në vitin 2016. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe marrëdhëniet e tyre filluan të prishën. Sapo ndodhi incidenti i parë, problemet mes tyre nuk kishin të ndalur.
Problemet kishin filluar sezonin e kaluar, kur Pogba nuk u zgjodh në formacionin e parë për ndeshjen kundër Tottenhamit, të cilët e humbën me rezultat 2-0. Mourinho i mohoi spekulimet se kishte tension mes atyre të dyve, por Pogba thuhet se ishte tronditur nga ky vendim dhe ai mbeti në bankë edhe për ndeshjen kundër Sevillës në Ligën e Kampionëve, kur “Djajtë e kuq” u eliminuan.
Situata u përkeqësua edhe më shumë kur Pep Guardiola bëri të ditur se në prill agjenti i Pogbës, Mino Raiola, ia kishte ofruar francezin gjatë afatit kalimtar të kaluar. Pogba u kthye nga turneu i Kupës së Botës me Francës, mirëpo paraqitjet e tij në Rusi u harruan shpejt pasi që filluan përsëri zënkat me Mourinhon.
Pogbës iu ndalua ta mbante shiritin e kapitenit nga Mourinho në shtator, pasi ai i kishte kritikuar taktikat e përdorura nga Mourinho në ndeshjet në Old Trafford. Më vonë, përveç shiritit të kapitenit, Pogba e humbi edhe vendin e tij në formacionin e parë, duke startuar në vetëm tri nga tetë ndeshjet e fundit. Për më tepër, ai nuk luajti fare në ndeshjen kundër Liverpoolit, të fundit për Mourinhon me “Djajtë e kuq”. /Gazeta Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/mourinho-e-komenton-zenken-me-pogban-631979/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


