​Fyerjet e rënda që Pique i përjetoi në Bernabeu

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ishte përsëri viktimë e pritjes së keqe nga tifozët e Real Madridit në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, që u zhvillua të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse ai qeshi i fundit, pasi që skuadra e tij u kualifikua në finale me fitore 3:0 dhe rezultat të përgjithshëm 4;1, mbrojtësi ishte detyruar t’i duronte disa fyerje mjaft të rënda gjatë ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Kamerat e “El Golazo de Gol” i kapën disa nga këto kore të tifozëve të “Los Blancos”.

Përveç fishkëllimave të cilat nisnin sa herë që Pique e prekte topin, ai gjithashtu u detyrua t’i duronte tifozëve që këndonin vazhdimisht “Pique qëndro… pa marrë frymë!”.

“Pique, ti je i ndyrë, Shakira ka organe gjenitale të meshkujve, i biri yt është fëmija i Mubarak Wakasos dhe je b*thëq*rë”, ishte një këngë tjetër që këndohej nga një pjesë e tifozëve në Bernabeu.

“Pique, ti je bastard dhe Spanja është vendi yt”, u dëgjua gjithashtu.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...