Më shumë se 6 muaj pritje për endoskopi në QKUK

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pacientët presin më shumë se gjashtë muaj për endoskopi (analizë mjekësore që bëhet duke futur te pacienti një minitele-kamerë, nga e cila bëhet e mundur ekzaminimi i gjendjes shëndetësore të pacientit). Numri i madh i ekzaminimeve të bëra u ka shkaktuar edhe probleme aparaturave, shkruan sot gazeta “Zëri”. 

Edhe pse është shumë i nevojshëm ekzaminimi diagnostikues përmes të cilit zbulohet kanceri i zorrës së trashë, pacientët duhet të presin me muaj që të bëjnë një të tillë. Kjo pasi që për më shumë se gjashtë muaj është e gjatë lista e pacientëve të cilët presin për endoskopi në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Derisa e ka konfirmuar një gjë të tillë, drejtori i kësaj klinike Zaim Gashi ka thënë për “Zërin” se për shkak të numrit të madh të ekzaminimeve që bëhen ka raste edhe kur aparaturat kanë probleme.

“Ne e kemi një gastroskop dhe një kolonoskop, të cilët janë duke funksionuar nga pak me disa probleme që janë të zakonshme, pra kur punohet shumë me aparatura për shkak të ngarkesës. Për momentin është duke punuar, por me një aparat, andaj edhe lista e pritjes po zgjatet. Lista e pritjes është më shumë se 6 muaj. Me një aparat nuk kemi si ndryshe. Diku rreth 20 endoskopi bëhen në ditë. Kur të llogaritet edhe koha e nevojshme për dezinfektim, atëherë llogaritet deri në sa duhet të punohet që të shkohet në numër më të madh të pacientëve. Ne jemi duke punuar aq sa po mundemi dhe sa po na premton koha”, ka thënë ai.

Gashi ka treguar se referimi i pacientëve nga spitalet regjionale për në këtë klinikë ka ndikuar që listat e pritjes të zgjaten edhe më shumë….

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...