Vinicius i humbi 4 mundësi të arta vetëm në pjesën e parë kundër Barçës

PUBLIKUAR

Katër raste erdhën dhe shkuan për Vinicius Juniorin gjatë pjesës së parë të ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës të mërkurën në Bernabeu.

Adoleshenti brazilian i humbi disa mundësi të arta veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale, para se Barça të shënonte tri herë për ta siguruar finalen, transmeton Gazeta Express.

Rasti i parë që Vinicius e pati ishte ai i minutes së 18-të, kur braziliani goditi lart mbi portën e Marc-Andre ter Stegen nga brendia e zonës.

Pak minuta më vonë, portieri gjerman ia mohoi atij golin duke e pritur me këmbë goditjen e tij nga afërsia.

Kah fundi i pjesës së parë, Casemio i dha një supertop Vinicius, por stopimi i dobët i topit nga ana e brazilianit i dha mundësi mbrojtjes së Barçës ta largojë atë.

Dhe rasti i fundit i mirë për të erdhi në minutën e 38-të, kur Reguilon bëri një harkim të mrekullueshëm në zonë duke e gjetur të vetëm Viniciusin, por ai përsëri goditi mbi portë edhe pse nga afërsia. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...