​Zbulohet oferta marramendëse e Napolit për Icardin

PUBLIKUAR

Napoli e kanë bërë një ofertë mjaft mbresëlënëse për Mauro Icardin, për ta bindur argjentinasin të transferohet te ta nga Interi.

E ardhmja e 26-vjeçarit me Interin është vënë në dyshim gjatë kohës së fundit, pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës, si dhe vendimit të klubit për t’ia marrë shiritin e kapitenit, transmeton Gazeta Express.

Sipas Tuttomercato, Napoli ia ka ofruar një kontratë mjaft tunduese Icardit. Sipas kësaj kontratë, Icardi do t’i fitonte nëntë milionë euro me klubin e ri, si dhe dy milionë euro të tjera mund t’i fitojë përmes bonuseve.

Nëse Icardi e pranon këtë ofertë, dhe i refuzon ofertat e klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, atëherë ai do të bëhej lojtari i dytë me pagën më të lartë në Serie A, pas Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, BeIN Sports raporton se zikaltrit dëshirojnë ta shesin ish-kapitenin e tyre në Juventus. “Zonja e Vjetër” e kishte shprehur interesimin për argjentinasin edhe më herët, pasi i kishte bërë ofertë gjatë verës së kaluar, para se ta blinin Ronaldon.

Kontrata e Icardit me Interin është e vlefshme deri në vitin 2021, mirëpo në këtë kontratë gjendet një klauzolë për shkëputjen e kontratës, sipas së cilës klubet jashtë Italisë mund ta blejnë Icardin për 110 milionë euro, nga 1 deri më 15 korrik. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...