​Messi synon tripletën

PUBLIKUAR

Njëra ndër javët më të rëndësishme të sezonin të Barcelonës po vjen dhe katalonasit janë duke u përgatitur për dy ndeshje të njëpasnjëshme kundër Real Madridit, në Kupën e Mbretit dhe La Liga. Lionel Messi po shpreson se skuadra e tij do t’i kalojë këto dy teste, pasi që ai synon ta fitojë tripletën këtë sezon.

Argjentinasi i ka shënuar 33 gola këtë sezon dhe paraqitja në ndeshjen e fundit, kur shënoi het-trik dhe e asistoi golin e Luis Suarezit në fitoren 4:2 ndaj Sevillas, e dëshmoi se ai është kthyer në formën e tij më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Para ndeshjes kundër Sevillas, Messi e kishte shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet paraprake, një penallti kundër Real Valladolidit, mirëpo paraqitja e tij ia siguroi fitoren katalonasve në “Ramos Sanchez – Pizjuan”. Messi tani synon t’i shtojë tri medalje të arta në kabinetin e tij, duke i fituar titujt e Ligës së Kampionëve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit.

“Nuk mund të luash gjithmonë në nivelin më të lartë dhe ne kaluam në një fazë ku, të jem i sinqertë, nuk ishim në formën tonë më të mirë. Kjo e bën më të vështirë të shënosh gola. Ishim prapë vetja sot dhe e bëmë një paraqitje të mrekullueshme”, tha Messi pas fitores kundër Sevillas.

Messi ishte i vetëdijshëm se për Barcelonën kishin filluar disa dyshime, pas paraqitjeve zhgënjyese në ndeshjet e fundit, por het-triku i tij i zhduki këto dyshime, para një jave shumë të rëndësishme. Edhe në mënyrën se si Messi i festoi golat, ishte e qartë se ai e kuptonte sa e rëndësishme ishte kjo fitore.

Liga e Kampionëve është objektivi kryesor për Barcelonën këtë sezon, veçanërisht pas dështimit të sezonit të kaluar kundër Romës, por “Blaugranët” i marrin seriozisht edhe turnetë e La Ligës dhe Kupës së Mbretit. Messi e ka fituar titullin e Kupës së Mbretit gjashtë herë në karrierën e tij dhe ai dëshiron ta fitojë të shtatën, mirëpo së pari duhet ta kalojë Real Madridin.

“Ne nuk po e lëmë anash asnjë garë. Do të tentojë të fitojmë gjithçka. Dhe gjëja e parë për të cilën po mendojmë është se ne jemi një hap larg finales së Kupës së Mbretit”, shtoi Messi, të shtunën.

Nuk do të ketë pushim për Messin këtë javë, pasi që të mërkurën ai do të duhet ta dëshmojë edhe një herë se është ende të paktën njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Ndeshjen e kaluar kundër Real Madridin, në Kupën e Mbretit, ai ishte aktivizuar nga stoli, për shkak të një lëndimi. Ndërsa, këtë herë, 31-vjeçari do të duhet ta drejtojë skuadrën e tij nga minuta e parë.

Messit i pëlqen të luajë në Santiago Bernabeu. Aty, ai i ka shënuar 15 gola në 19 ndeshje. Megjithatë, ai kurrë nuk ka shënuar në stadiumin e Real Madridit në ndeshjet e Kupës së Mbretit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...