Statistika fantastike e Januzajt, më i mirë se Messi

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj është një ndër lojtarët që kryen më së shumti driblime në Evropë.

“Whoscored.com” ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë në aspektin e driblimeve, dhe në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj, që dita ditës po bëhet më i rëndësishëm te Real Sociedadi, raporton Gazeta Express.

Sipas “Whoscored.com”, dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane është Neymar i PSG-së (4.8), që ndiqet nga Ben Arfa i Rennes (4.6), Saint-Maximin i Nice (4.3) dhe Boufal i Celta (4.2).

Januzaj renditet i pesti në këtë listë (4.1), duke lënë prapa Leo Messin (3.8), Marcus Thuram (3.5) dhe Eden Hazard (3.4).

Januzaj ka bërë 19 paraqitje deri më tani këtë edicion, dhe ka shënuar një gol – teksa ka dhuruar 4 asistime.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit po vuan nga dëmtimet e shpeshta, për cka edhe mungoi në ndeshjen e së hënës, që Sociedadi barazoi 0-0 me Gironën. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...