Zyrtare: Chelsea e ndëshkon Kepa Arrizabalagan

PUBLIKUAR

Chelsea e ka ndëshkuar zyrtarisht Kepa Arrizabalagan për mosbindje të urdhrave të trajnerit, Maurizio Sarri, gjatë finales të dielën në humbjen nga Manchester City.

Kepa refuzoi të zëvendësohet para ekzekutimit të penalltive në stadiumin “Wembley”, ku Chelsea humbi 4-3 dhe Sarri humbi krejtësisht kontrollin.

Edhe pse  “The Sun” raportoi se portieri “nuk do të ndëshkohet”, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Klubi anglez ka njoftuar përmes faqes zyrtare se Kepa është ndëshkuar me para, atij do t’i merret paga e një jave dhe do të dhurohet për fondacionin e Chelseas.

Ish-portieri i Athletic Bilbaos u bë portieri më i shtrenjtë në botë kur Chelsea e bleu atë për 80 milionë euro verën e kaluar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...