Leicester City i ka ndarë rrugët me trajnerin Claude Pauel.
Leicester City humbi 4:1 në shtëpi kundër Crystal Palace të shtunën, dhe si pasojë Claude Paul shkarkohet nga detyra pas vetëm 16 muajve në krye, transmeton Gazeta Express.
57-vjeçari largohet duke e lënë klubin në vendin e 12-të në Premierligë, pasi i ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
Francezi e udhëhoqi ish-kampionin e Premierligës drejt vendit të nëntë në sezonit e tij të parë si trajner, por tani klubi është në kërkim të trajnerit të katërt brenda 23 muajve. /Express/



