Isco i gatshëm për një mundësi të dytë

PUBLIKUAR

Isco është rikthyer në garë për një vend në ekipin e parë në Real Madrid, pasi është riaftësuar nga lëndimi që ia pamundësoi paraqitjen kundër Atletico Madridit.

Nuk pritet që Santiago Solari ta presë duar hapur Iscon, por mesfushori spanjoll është gjithsesi opsion shtesë për trajnerin duke pasur parasysh ndeshjet e shumta të Realit në vazhdim, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e radhës në La Liga e Real Madridit është sot kundër Levantes dhe Isco është i gatshëm për një mundësi të dytë në ekip.

Ndërkohë, Marcos Llorente vazhdon të stërvitë i veçuar nga grupi në përpjekje për ta marrë veten nga lëndimi.

Në përgjithësi, 24 futbollistë janë në dispozicionin e Solarit për ndeshjen ndaj Levantes, në të cilën, megjithatë, do të mungojë Sergio Ramos, i suspenduar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...